Tema e Ditës

Video/ Covid-19 gënjeshtër apo e vërtetë?

Krahas narracionit zyrtar që është ndërtuar rreth Covid-19, në opinionin publik ka ngritur krye edhe një tjetër, krejt antagonist me të parin – shkruan Kosova.info

Mediat e mëdha në botë kanë raportuar vazhdimisht për “indoktrinimin” e individëve, grupeve e herë, herë edhe shtresave të njerëzve brenda shoqërive perëndimore. Janë raportuar mjaft incidente të shkaktuara nga grupe të rebeluara të cilat po e interpretojnë përhapjen e pandemisë me një gjuhë konspirative.

“Personat që mendojnë se koronavirusi shkaktohet nga 5G” – shkruan BBC, nuk janë të paktë.

“Ideja që 5G mund të ketë pasoja shëndetësore nuk është e re. Por teoritë e komplotit që lidhnin 5G me Covid-19, u bënë virale gjatë periudhës së karantinës” – vë në dukje artikulli.

Sipas një studimi i cili përfundoj në maj të këtij viti, 20% e popullsisë besonte në njëfarë mase se virusi s’ishte veçse një mashtrim.

Por organizatat e mëdha shëndetësore kanë thënë që 5G është i sigurt dhe nuk ka asnjë lidhje midis tij dhe koronavirusit. E ndërsa shumica e Mbretërisë së Bashkuar po izolohej në shtëpi, protestuesit anti-5G dolën në rrugë.

Në Britani, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe sulme ndaj punëtorëve të telekomunikacionit. Mbi 100 pika të 5G morën zjarr, si pasojë e këtyre sulmeve.

Por ky fenomen e ka prekur edhe shoqërinë kosovare. Këto qëndrime kontraverese i mbajnë edhe disa figura publike, ndër to edhe ish deputetë.

Kjo, sipas vërejtjeve të institucioneve relevante të vendit, ka shkaktuar një lloj relaksimi të tepruar, duke manifestuar pakujdesinë në raport me pandeminë. Për këtë qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe veçmas IKShPK-ja (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik), ka bërë thirrje për kujdes të shtuar. Për këtë shkak janë ashpërsuar edhe masat./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483