SPORT

Video/ Çmenduri në ‘Artemio Franchi’, Inter përmbys rezultatin për 3 minuta

Inter ka përmbysur rezultatin 2-1 përballë Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serie-A.

Fillimisht ishte Darmian ai i cili shënoi për zikaltërit në minutën 52’ dhe vendosi baraspeshën. Ndërsa 3 minuta më vonë ishte sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ai i cili përmbysi rezultatin me një gol me kokë.