Kosova

VIDEO/ Çka nëse VV e nominon Vjosa Osmanin për kryeministre? – flet Lutfi Haziri nga LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur lidhur me çështjen e dorëzimit të mandatarit tek Presidenti i Kosovës.

Haziri është shprehur që nëse Vetëvendosje refuzon dhe humb rastin për mandatarin, atëherë Lidhja Demokratike pa hezitim do ta dorëzonte atë, njofton Klan Kosova.

”Nëse i referohemi rastit të 2014, me të cilën bazë, presidenti ka ndërmarrë veprime kushtetuese edhe në këtë rastin e fundit, atëherë tregon qartë që Vetëvendosje rastin e parë e ka humb me mocion mosbesimi e rastin e dytë me refuzim eventualisht nëse nuk ndodhin zhvillime deri nesër”.

”Kjo krejt varet si e zbardh rrugën Gjykata Kushtetuese, ajo nuk reagon pa pasur rast”.

”Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka mandatuar Kryetarin Isa Mustafa që në emër të LDK-së të reagojë pa hezitim në marrjen e mandatit eventualisht për krijimin e shumicës së re parlamentare dhe kjo sot është konfirmuar edhe nga kreu i LDK-së vet”.

Por çka nëse befasishëm Albin Kurti e nominon Vjosa Osmanin, për kryeministre e cila njëherit është nënkryetare e LDK-së?

”Në asnjë rrethanë ne nuk e shohim Vjosa Osmanin jashtë strukturave të LDK-së”, shprehet Haziri nga LDK.

”Spekulimi është baza e krejt të këqijave në krejt proceset politike. Sepse Kosovën edhe Prishtinën e ka bërë kryeqendër të konspiracionit baza e spekulimeve”.

”Sidoqoftë nëse në një situatë hipotetike, mund të ndodhë, unë pres Vjosa Osmanin të vijë në kryesi të LDK-së, ta arsyetojë kandidaturën e saj nga një subjekt tjetër, nëse arrin të bind strukturën e LDK-së”.

”Ne jemi aty për të vlerësuar drejtë në mënyrën më të mirë e më të ndershme, por Vjosa Osmanin duke e njohur nuk është politikane që pranon situata të tilla politike”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.