videos

Video/ Aksident si nëpër filma, piloti e pëson pasi makina merr flakë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në sportin e shpejtësisë, Daytona 500 e cila konsiderohet gara më e rëndësishme në “NASCAR Cup Series”.

Piloti Ryan Newman, i cili kryesonte garën kur kishte mbetur vetëm një xhiro nga përfundimi, u godit nga pas nga Ryan Blaney, mjaftueshëm për humbur kontrollit e makinës së tij, që ishte me shpejtësi më shumë se 300 kilometra në orë, duke u përplasur dhunshëm me murin dhe fluturuar në ajër. 

Më pas makina e Newman u godit nga Corey LaJoie dhe mer flakë. Shërbimet mjekësore reaguan menjëherë, duke e dërguar me urgjencë në spitalin Halifax Medical Center pilotin e dëmtuar. Autoritetet konstatojnë se Newman është në gjendje kritike për jetën.