Kuriozitet

Video/ 23 vjeçari i dehur, gati e mbytë arushën në ujë

Sipas mediave polake, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një Kopsht Zoologjik në Varshavë të Polonisë, përcjell Kosova.info  

Një burrë i cili u raportua se ishte i dehur, tentoi të mbyste një arushë, pasi u sulmua nga kjo e fundit brenda territorit të saj në kopshtin zoologjik në fjalë.

23-vjeçar u filmua teksa ishte futur ilegalisht brenda territorit të arushës së quajtur Sabina.

Në një moment arusha e ka sulmuar por ai është hedhur në pellgun e ujit që ishte aty pranë. Arusha Sabina nuk e ka lënë të qetë por është zhytur në ujë për të sulmuar të riun e dehur, por ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke tentuar ta mbysë në ujë.

Përleshja zgjati për disa minuta, derisa arusha u dorëzua e lodhur nga mos furnizimi i mirë me oksigjen.

Për më shumë, shihni videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published.