Bota

VIDEO/ 1 mije dron për të festuar daljen nga izolimi të Wuhan

Në Kinë, ku filloi pandemia në dhjetor, qeveria raportoi tre vdekje dhe 46 raste shtesë në 24 orë deri në mesnatë të premten. Numri i rasteve të reja ditore ka rënë ndjeshëm, duke lejuar Partinë Komuniste në pushtet të rihapë fabrikat dhe dyqanet.

Kina ka raportuar 3,339 vdekje dhe 81.953 raste të konfirmuara, megjithëse kritikët thonë se shifrat e vërteta mund të jenë më të larta.

Por ndërkohë duket se çdo gjë ka mbaruar dh jeta në Kinë do ti rikthehet normalitetit.

Për ta festuar shteti kinez ka gjetur një mënyrë mahnitëse.

1.000 dronë ndriçuan qiellin në Shenzhen të Kinës jugore për të festuar që Wuhan më në fund ka dalë nga mbyllja pas disa muajsh. Dronët ishin në modele të ndryshme shumëngjyrëshe dhe tregonin personelin e vijës së parë  mjekësore, Kullën e Verdhë të Kranit që është ndërtese historike në Kinë dhe mesazhe motivimi, bekimi dhe falënderimi për punonjësit e mjekësisë dhe për të gjithë popullin kinez.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.