Bota

Victoria Nuland zyrtarisht në pozitën e nën-sekretares së shtetit për çështje politike

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar kandidaturën e diplomates me përvojë Victoria Nuland për postin e Zëvendës Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike.

Nuland e cila shërbeu si diplomate e lartë amerikane për Europën, ambasadore e NATO’s dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, u nominua për këtë pozitë nga presidenti Joe Biden më 14 shkurt të këtij viti.

Victoria Nuland kishte vizituar Kosovën në kohën sa mbante pozitën e ndihmës-sekretares së shtetit në administratën e Barack Obama.

Nuland ka 32 vjet përvojë diplomatike. Pas përfundimit të mandatit të administratës Obama, Nuland u bë ndër kritikueset më të ashpra të politikave të jashtme të presidentit amerikan Donald Trump, duke përfshirë raportin e tij me Vladimir Putin.