Show Biz

Vetura në të cilën u vra Tupaci shitet për 1.7 milionë dollarë

Tupaci ishte një këngëtar që bëri histori me muzikën e tij por edhe me jetën e dhunshme.

Ai u vra në një atentat ndërsa ndodhej në veturën e tij BMW e cila doli në ankand dhe është shitur me 1.75 milionë dollarë.

Ajo është një BMW seria 7 prodhim i vitit 1996. Ikona e Hip Hop u vra ndërsa po udhëtonte në veturë së bashku me producentin e Notorious Record, Suke Knight në shtator të vitit 1996 pasi kishin ndjekur ndeshjen e boksierit Mike Tyson në MMG Grand.

Dëshmitarët thanë se kishin parë një kadillak të bardhë që ju afrua veturës BMW të Tupacit dhe prej andej kanë qëlluar.

Tupaci morri disa plumba dhe vdiq pas gjashtë ditësh. Vrasësi nuk u kap kurrë por pati dyshime se ishte organizuar nga Knight.

Vetura e Tupaci është një BMW 5,4 litra automatike dhe në atë kohë ishte një nga veturat e preferuara.