Kosova

Vettingu i domosdoshëm në Kosovë

Vettingu në Kosovë, do ta mundësonte që t’i pastronte zyrtarët e korruptuar në vend. Kështu u tha në ditën e tretë të “Javës Kundër Korrupsionit”.

Aty u tha se ankesat kryesore ndaj sistemit të drejtësisë janë zvarritjet ndaj lëndëve. Madje gjatë zvarritjes në to ndërhyn edhe politika.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka prezantuar raportin, gjatë të cilit ka thënë se çështja e vettingut ka nevojë dhe meriton të ngritët në diskutim publik.

“Në Kosovë edhe në Këshillin Prokuroial edhe në Këshillin Gjyqësor, por edhe Policia e Kosovës si institucion i pavarur dhe në një formë nëse e shohim rregullimin ligjor atëherë mund të themi se në masë të madhe janë të pavarura, madje janë si shtet brenda shtetit, sepse kanë aq shumë pavarësi sa që po iu mungon në masë të madhe llogaridhënie ndaj qytetarëve”.

Ndërsa, përfaqësuesja e ambasadës amerikane, Michaele Lakomy, sa i përket Vettingut tha se ideja është që të fokusohet në sigurimin e personave me integritet në institucione.

Nehat Idrizi, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka vlerësuar se gjykatat performojnë kënaqshëm, në vitet e fundit. Madje, siç tha ai më shumë ka pasur përfundim të lëndëve se sa të pranimit të tyre.

Idrizi: Më shumë lëndë janë përfunduar se që janë pranuar

Sa i përket zvarritjes së lëndëve , ai u justifikua se kjo nuk ndodh në të gjitha gjykatat. I pyetur se a është pro Vettingut tha se duhet të bëhen analiza më të detajuara se a është e nevojshme një gjë e tillë.

Ndërsa, sa i përket çështjes së Vettingut ai tha se duhet të jetë permanent, e jo siç tha ai të ndryshohen emra.

Ndryshe, nga këta të fundit, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se Vettingu do të pastrojë institucionet, dhe se një gjë e tillë do te duhej të ndodhte tash e sa kohë.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.