Kosova

Vetëvendosje zgjedh sot kryetarin e saj për Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot votimin për kryetarin e ri të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.

Votën e tij e ka dhënë edhe deputeti Rexhep Selimi, i cili ka shkruar në facebook se Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë.

Postimi i Selimit:

“Prishtinë – Kodra e Diellit,
14 Korrik

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesërishme të brëndshme, votova për kryetarin e ri të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.

Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë, po rritet edhe më shumë dhe po forcohet përditë!

I uroj Qëndres së LV-së në Prishtinë dhe i përgëzoj aktivistët dhe Komisionin Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve. Ndërsa kryetarit që do të zgjedhet sot i uroj suksese”, ka shkruar Selimi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.