Kosova

Vetëvendosje/ Qeveria Hoti hoqi dorë nga shtetësia, për të shkuar në dialog me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë Hoti se ka pranuar për vazhdimin e dialogut në Uashington, pasi paraprakisht plotësoi kërkesat e Serbisë për largimin e reciprocitetit dhe heqjen dorë nga shtetësia përmes ndalimit të procesit të njohjeve e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje thotë se për një vazhdim të mbrapshtë të dialogut pati disa parakushte: u desh të largohej një qeverisje e mirë, të hiqej reciprociteti dhe të hiqej dorë nga shtetësia përmes ndalimit të procesit të njohjeve e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga një klub i stërvjetëruar politik nën qeverinë koti që nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet”, thekson VV.