Kosova

Vetëvendosje kërkon që Hoti dhe Zemaj të raportojnë rreth pandemisë

Lëvizja Vetëvendosje kanë bërët të ditur se pas kërkesës së nënkryetares të Kuvendit Arbërie Nagavci të miratuar në kryesi të Kuvendit, kryetarja Vjosa Osmani ka dërguar kërkesën te kryeministri Hoti që të raportojë në lidhje me pandeminë Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga gjendja e rëndë e krijuar për shkak të menaxhimit katastrofal me Pandeminë COVID-19, pas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci të miratuar në kryesi të Kuvendit, kryetarja Vjosa Osmani ka dërguar kërkesën që pa humbur kohë Avdullah Hoti duhet të vije për raportim në Kuvendin e Kosovës në lidhje me menaxhimin e pandemisë.Në anën tjetër, deputetët tanë në Komisionin për shëndetësi, kanë kërkuar zyrtarisht nga komisioni që Armend Zemaj duhet të raportojë në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Njëjtë dhe Drejtuesit e SHSKUK-së.Situata pandemike me COVID-19 është përkeqësuar shumë dhe vazhdon të zgjerohet me shpjetësi. Numri i të infektuarëve dhe i të vdekurve nga virusi brenda një ditë është i lartë dhe tejet shqetësues.Nga të dhënat e publikuara të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, vetëm nga 1 korriku e deri më sot, brenda një jave janë infektuar 828 persona me COVID-19, kurse 28 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Kjo gjendje është alarmante dhe për fat të keq po vazhdon të thellohet. Nga dita në ditë, po shtohet numri si i të prekurve edhe i atyre humbin jetën.Në kohën kur qytetarët po përballën me një rrezik të tillë, klinikat e stërmbushura e me kapacitete të kufizuara e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Në anën tjetër, ata që e kanë përgjegjësi menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e shëndetit publik janë përhumbur në paaftësinë e tyre e në tezat për imunizim kolektiv natyror.Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejt e bartësve të institucioneve të Kosovës. Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre.Qytetarët janë braktisur në ditët më vështira nga ata që e kanë detyrë për t’u dalur në ndihmë e në mbrojtje. Ecja e kësaj Qeverie pa strategji e plan, po i kushton qytetarëve me humbje jetësh. Prandaj edhe kemi kërkuar raportim para deputetëve e Kuvendit me qëllim të kthimit të vëmendjes kah shëndeti i qytetarëve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483