Kosova

Vetëvendosje frymëzohet nga Koreja e Jugut, realizon një video si të votohet në pandemi

Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar dhe publikuar një video me anë të së cilës kanë tentuar të tregojnë si të votohet gjatë pandemisë. Vetëvendosje gjithashtu ka treguar se kjo video e realizuar nga aktivistët e VV’së, janë frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Korenë e Jugut që u mbajtën me 15 prill 2020. 

Gjithashtu VV’ja ka treguar edhe hapat se si duhet vepruar për të votuar nëse eventualisht organizohen zgjedhje në Kosovë. 

Sic edhe shihet në video, votuesit duhet mbajtur maska dhe distancën rreth 2 metra larg njëri tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhe. Gjithashtu, votuesve do t’iu matet temeperatura në hyrje të klasës. 

Hapat janë shumë të thjeshtë se si do të duhet të votohet, madje janë vetëm dy të tillë:

1. Votuesit duhet të kenë maska dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhë,

2. Votuesve do të u matet temperatura në hyrje të klasës:

2.1. Nëse temperaturën e ka deri në 37.5 gradë celsius, votuesi mund të votoj në atë klasë me procedura sikur nga e kaluara vetëm me disa masa shtesë të sigurisë,

2.2. Nëse temperaturën e ka më shumë se 37.5 gradë celsius, atëherë votuesi do të ndahet në një klasë tjetër ku i gjithë stafi i KQZ-së do të jetë i pajisur me veshje kundër pandemisë COVID-19. Pas votimit ai/ajo shoqërohet për t’i bërë analizat.

Këtu e 28 vite më parë po mbaheshin zgjedhjet e para në Kosovën e okupuar. Ndonëse nën shtetrrethim nga Serbia e pa institucione, populli i Kosovës arriti t’i organizoj zgjedhjet e para në vend. Tani mundësitë janë edhe më të mëdha dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje
”, shkruan Vetëvendosje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.