EKONOMI

Vetëvendosje do që në Telekom të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që sa më parë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekomin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka kërkuar këtë në një konferencë për media, një vit pas miratimit të Rezolutës në Kuvendin e Kosovës, që kishte të bënte me Telekomin.

“Qeveria duhet të tërhiqet nga marrëveshja abuzive e ish-drejtorit të Telekomit me Z- Mobile. Asnjë pikë e kësaj Rezolute nuk është realizuar, përveç një pikë teknikisht që është realizuar”, ka thënë Konjufca.

“Qeveria e Kosovës i ka të gjitha argumentet për të shkëputur kontratën, e ka Rezolutën, i ka gjetjet e Auditorit për shkeljet që i ka bërë Z-Mobile”, ka shtuar më tej Konjufca.

Sipas shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Qeveria tash e ka veç një plan për Telekomin, e që siç ka thënë është privatizimi i tij.

“E kur vjen privatizimi e kemi një radhe të gjatë pritje për korrupsion”, ka thënë Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published.