Kosova

Vetëvendosje bëhet subjekti i parë politik me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin.

Albulena Haxhiu nga kjo parti, ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova, se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.

“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Haxhiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, shquhet për veprimet më unike që i bën.

“Qasja kritike ndaj kësaj iniciative, është e mirëseardhur, megjithatë  ne e shohim të rëndësishme që kemi bërë diçka të tillë”, është shprehur Haxhiu.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483