Kosova

Vetëvendosja telegram ngushëllimi për familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Turqi.

Ky tërmet, la të vdekur 21 persona derisa raportohen për mbi 1 mijë të lënduar.

“Lëvizja Vetëvendosje pranoi me shqetësim lajmin tragjik për tërmetin e mbrëmshëm që goditi provincën Elazig, të Turqisë. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në telegramin e VV-së.

Tërmeti që goditi mbrëmë provincën Elazig të Turqisë, pati magnitudën 6.8.

“Në këto momente, jemi në solidaritet me ekipet e shpëtimit në Turqi, të cilat janë duke bërë punë të palodhshme për shpëtimin e të ngujuarve nën rrënojat e shkaktuara na ky tërmet”, përfundon Vetëvendosja telegramin.

Derisa kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme zyrtarë të lartë të Kosovës ofruan çdo mbështetje për t’i dalë në ndihmë Turqisë pas tërmetit vdekjeprurës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483