Kosova

Veteranët e VV’së që nuk arritën të bëhen deputetë

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit duke marr mbi 200 mijë vota. Por disa nga deputetët figura të vjetra të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë arritur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Sami dhe Ismail Kurteshi të cilët kanë qenë deputet në mandatet e kaluara nuk e kanë arritur pragun për deputet.

Përveç dy ish deputetëve Kurteshi pragun nuk e ka kaluar as Xhelal Sfeçla dhe Shemsi Syla.

Sipas rezultateve që ende nuk janë certifikuar Vetëvendosje do të përfaqësohet në Parlament me 32 deputetë.