Kosova

Vetëm gjatë muajit korrik, në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar mbi 1000 pacientë

Zyra për Informim e Spitalit të Gjakovës ka publikuar të dhëna rreth të hospitalizuarve përgjatë muajit korrik – shkruan Kosova.info

Sipas këtij raporti “gjatë muajit korrik, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 1074 pacientë (58 në Kirurgji, 42 në Ortopedi, 29 në Urologji, 9 në ORL, 311 në Gjinekologji, 177 në Neonatologji, 49 në Pediatri, 79 në Interno, 81 në Infektiv, 24 në Neurologji, 21 në Psikiatri, 142 në Pulmologji, 9 në Kujdes intenziv dhe 43 në Njësinë Koronare).

Janë kryer 135 operacione (21 operacione Kirurgjike, 25 operacione Ortopedike, 4 operacione Urologjike, 1 në ORL, 1 në Oftalmo dhe 83 operacione Gjinekologjike).

Gjatë këtij muaji kanë lindur 102 djem e 74 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 65).
Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5467, 909 shërbime në Ro-Kabinet dhe 114 CT-ja.
Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1564.
Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 916 shërbime të Dializës.”/Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.