Kombëtare

Vetëm 59 vota diferencë, LVV e PDK përballen në balotazh në Shtime

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Shtimes.

Mes kandidatëve që do të përballen ne balotazh, ka diferencë vetëm më 59 vota.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në KQZ-ja, Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje prinë në Shtime me 45,10 për qind të votave.

Aliu në raundin e dytë do të përballet me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është kryetar aktual i Shtimes, Naim Ismajli i cili ka 44,64 për qind të votave.

Sa i përket rezultateve preliminare për garën për kuvend komunal, Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë ka 43.14 për qind të votave, teksa Lëvizja Vetëvendosje ka 36 për qind të votave.

Në Komunën e Shtimes, pjesëmarrja në zgjedhje lokale këtë vit ka qenë 48,80 për qind. 

Shfaq më shumë
//oackoubs.com/4/3473483