Kronika e zezë

Vetëgjyqësi në Prishtinë: Burri ia merr një gruaje veturën

Një rast i veprës penale “vetëgjyqësi” është raportuar të ketë ndodhur dje në Bardhosh të Prishtinës.

Policia bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ankueses femër kosovare ia ka marrë veturën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Detaje në lidhje me arsyen e një veprimi të tillë nga i dyshuari nuk janë dhënë.

Shfaq më shumë