Kombëtare

Vetëdorëzohet i dyshuari që vrasjen e anëtarit të PS-së në Elbasan, policia ndalon edhe persona tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një person ka vrarë anëtarin e Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici teksa të gjithë të plagosurit janë duke u trajtuar në spital, njofton Klan Kosova.

Gazetari Flamur Gajtani i cili ndodhet në Shqipëri tregoi se nga ky incident edhe një police ka mbetur e plagosur teksa policia ka ndaluar edhe persona të tjerë teksa hetimet rreth ngjarjes janë duke vazhduar.