Kosova

Vetaksidentohet një automjet me udhëtarë, 3 të lënduar në Klinë

Të premten në mëngjes ka ndodhur një aksident në fshatin Rudicë – Klinë me ç’rast një automjet me udhëtar është vetaksidentuar, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, tre persona kanë mbetur të lënduar. Ndërsa mjekët thanë se dy prej tyre kanë lëndime më të rënda trupore.

“Policia ka ndërmarrë masat e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku lëndime kanë pësuar ngasësi i mjetit dhe dy pasagjere, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë për tretman mjekësor. Dy nga këta të lënduar sipas mjekëve kanë pësuar lëndime më të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Hetuesit Rajonal të Njësitit Komunikacionit Rrugor, janë duke u marrë me  rastin e aksidentit dhe të gjitha veprimet hetimore janë të koordinuara me Prokurorin e shtetit.