Kombëtare

Vetaksident në Pejë, vetura ‘fluturon’ nga rruga, në parkimin e Elkos Center

Një vet-aksident është shënuar rreth orës 16:45 minuta në Pejë, në dalje të qytetit.

Një ‘Range Rover’ me regjistrim të Shqipërisë, sipas dëshmitarëve të rastit ka ‘fluturuar’ nga rruga kryesore (dalje-hyrja Pejë-Prishtinë) duke u futur në parkimin e ‘Elkos Center’.

Jo-zyrtarisht mësohet për dy persona të lënduar lehtë.

Automjeti i tipit ‘Range Rover’, me të dalë nga rruga në fjalë, e cila ka një distancë të sipërme nga mbi  parkimi, ka rënë në pellg-parkim duke dëmtuar edhe së paku tre automjete tjera.

Policia e Pejës bashkë me hetuesit rajonal të trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa ngasësi dhe pasagjerët janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e qytetarëve.

Pritet që Policia Rajonale e Pejës të deklarohet pas pak lidhur me ngjarjen.

Xhevat Ibra – zëdhënës i Policisë Rajonale, për ‘RADIO 1’, ka dalë me informacionet e para rreth rastit, duke thënë se janë në prite të mbledhjes shtesë të informatave nga ana e hetuesve të trafikut.

“Automjeti ka humbur kontrollin dhe është hedhur nga rruga në vend parkim. kemi tre persona të lënduar, shtetas të Shqipërisë që janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe po trajtohen. Kemi po ashtu tre automjete të dëmtuara të cilat kanë qenë të parkuara:, deklaroi Ibra për ‘RADIO 1’.