Kombëtare

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një person i lënduar

Një person është lënduar në një vetaksident që ka ndodhur pasditen e së premtes në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për Koha.net se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gërlicë, drejtimi Ferizaj-Kaçanik.

Ai ka thënë se njësia policore e autostradës është duke u marrë me rastin.