Kronika e zezë

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi” – lëndohen tre persona

Një vet-aksident ka ndodhur të dielën në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bashush të Ferizajt.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kishin marrë lëndime nga aksidenti.

“Ju njoftoje se sonte rreth orës 20:40 ne autostradën Arben Xhaferi “Babush – Lipjan një veturë me targa vendore ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Ndihme mjekësore kanë kërkuar tre persona të lënduar. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin”, tha ai.

Ndërkaq ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti shoferët që të kenë kujdes të shtuar dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, për të shmangur rastet e tilla të rrezikimit të jetëve në trafik.

“Policia po vazhdon me marrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun rrugor”, tha në fund Hoxha.