Kosova

Veseli takohet me punëtorët e SHELL’it, thurr fjalë më të mira për ta

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka vizituar sot pikën e SHELL-it në Kosovë, nga ku thotë se e kishte kuptuar që punëtorët e kësaj kompanie veçse e kishin vendosur t’ia japin votën.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

“Në bazën e SHELL-it në Kosovë takova të reja e të rinj, që me përkushtim punojnë për të siguruar mirëqenie për familjet e tyre”.

“Ne do ta forcojmë diplomacinë ekonomike për të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës, qasje më të mirë për prodhuesit në lëndë të parë dhe investime të huaja në vendin tonë, duke sjellë marka të njohura botërore”.

“Çdo ndërmarrësi në Kosovë i premtoj se politika e jashtme do u vihet në shërbim për promovimin e prodhimeve “Made in Kosova” dhe lehtësimin e bashkëpunimit të tyre ndërkombëtare”.

“Punëtorët e SHELL-it tashmë kishin vendosur së kënd do ta votojnë”, shkroi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.