Kosova

Veseli: Sulmi në Irak, akt i rëndë agresioni ndaj SHBA’ve

Kryetari i PDK -së Kadri Veseli ka dënuar ashpër sulmin e Iranit ndaj bazës amerikane në Irak.

Veseli ka thënë se ky sulm është një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar.

“Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA -ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Veseli në Fcebook, transmeton Kosova.info.

Postimi i plotë:

Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar. Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre. Institucionet e Shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.