Kosova

Veseli: Shpresojmë që të shpëtohet Notre Dame

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të katedrales historike Notre Dame, në Paris.

Veseli në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një simbol i Francës, me idealet e saj politike të lirisë i ka frymëzuar të gjithë.
“Dje, Notre Dame, simbol i civilizimit perëndimor papritur u kaplua nga zjarri. Një simbol i Francës, e cila me idealet e saj politike të lirisë na ka frymëzuar gjithmonë. Shpresojmë që të shpëtohet kjo kryevepër parisiene”, shkruan Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.