Show Biz

Veseli, shpallet ‘Miss Universe Kosova 2020’

Gjatë ditës së sotme (e premte) është mbajtur eventi “Miss Universe Albani & Kosova”, ku morën pjesë konkurruese të ndryshme.

Në transmetimin ‘live’ në Klan Kosova dhe Vizion Plus, është zgjedhur njëra prej tyre, e cila do të përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”.

Ajo e cila është përzgjedhur është Blerta Veseli, në mesin e një numri të madh të bukuroshe që u bënë pjesë e këtij kompeticioni.

Kësaj radhe prezantues të këtij eventi ishin Aludin Hamiti dhe dy bukuroshet shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.

Kurora për Blertën është dorëzuar nga Fatbardha Kabashi, e cila u zgjodh “Miss Univers Kosova” vitin e kaluar. Ndërkaq, për shkak të pandemisë coronavirus, pjesëmarrja e bukuroshes bionde në event do të jetë në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.