Kosova

Veseli: Sa më e fortë është PDK-ja, aq më e fortë është Kosova

Kandiati i PDK-së, për kryeministër, Kadri Veseli, në tubimin që ka mbajtur në Vushtrri ka thënë se ky tubim dëshmon se vushtrriasit janë të vendosur për fitoren e PDK-së.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë.

“Krejt Vushtrria është çuar në këmbë për ta përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës. Ky tubim masiv dëshmon se vushtrriasit kanë vendosur për fitoren tonë, për fitoren e Kosovës.

Të qëndrojmë të bashkuar dhe entuziastë, sepse Kosova ka nevojë për ne. Ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë. Sa më e fortë është Partia Demokratike Kosovës, aq më e fortë është Kosova. Sa më e fortë është Kosova, aq më e dobët është Serbia.

Pas 6 tetorit, përpara kemi shumë sfida, por ne jemi të përgatitur. Ne kemi vizion. Ne e dimë rrugën. Ajo është rruga perëndimore. Më 6 tetor, të gjithë bashkë për Kosovën tonë.

Ne kemi një qëllim: ta ndërtojmë bashkë të ardhmen për qytetarët, për shtetin tonë. Së bashku, mundemi. Së bashku, do të fitojmë!”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.