Kosova

Veseli: Rinia ka shumë potencial, BE tu japë mundësi me liberalizimin e vizave

Rinia e Kosovës, është më e izlouara në Evropë, e me këtë rast Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, të jap mundësi që të rinia të lëviz lirshëm në zonën Shcengen.

Veseli gjatë promovimit të Programit Nacional për Rininë tha se presim që BE të reflektojë dhe të japë mundësi komunikimi që rinia t’i shoh vendet perëndimore.

“Duhet të bëjmë më shumë për përgatitjen e rinisë për tregun e punës kjo është ajo çka nuk kemi mund të arritëm me sukses deri më tash. Qeveria Haradinaj ka filluar hapat e parë që janë shumë shpresëdhënës që të rinjtë t’i zhvillojnë aftësitë e tyre”, tha Veseli.

Sipas tij të rinjtë për një kohë shumë të shkurtë kanë arritur shumë suksese të cilat vendet që janë të pavarura e sovrane nuk kanë pasur një sukses të tillë.

“Rinia duhet të jetë më durueshme për sidat që po ballafaqohet. Duhet të jenë krenarë për të arriturat që i kemi deri tash”, shtoi ndër të tjerash Veseli.

Ai tha se rinia është duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, qoftë me integrimin dhe tregun e punës.

“Besojmë se vitin e ardhshëm dhe vitet tjera këto programe do të jenë edhe më të avancuara”, tha Veseli. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483