Rajoni

Veseli: Kosova respekton ata që e ndihmuan

Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në Tiranë.

Gjatë kësaj ceremonie Kryeparlamentari Veseli foli për nevojën e Ballkanit Perëndimor për paqe dhe stabilitet.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova vazhdimisht mendon për të ardhmen si dhe respektin ndaj fqinjëve dhe respektin për kontributin e atyre që i ndihmuan për dekada.

“Ballkani dhe regjioni ynë ka nevojë për paqe dhe për respekt”, ka thënë Veseli

Ai theksoi se kur Ballkani ta kuptojë respektin për njëri tjetrin atëherë do të ketë prosperitet më të mirë për qytetarët e tyre në mënyrë që mos të largohen por të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Ndoshta nëse do të ofroheshin shumë shkencëtarë dhe ekspertë të ekonomisë do të bëheshin analiza për më shumë prosperitet në këtë regjion, formula më e thjeshtë do të ishte bashkëpunimi mes veti. Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që kanë nevojë, dhe më së shumti shkojnë për ata njerëz që e kanë mendjen dhe qëllimin e mirë dhe mendojnë më shumë se për vetën edhe për tjetrin”, tha Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.