Kosova

Veseli: Pozicioni i Haradinajt me ShBA-të ka qenë më korrekti i mundshëm

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se pas rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, do duhej të vinte një koalicion i cili do merrte përvoja nga gabimet që ishin bërë në raport me SHBA.

Por Veseli ka thënë se pozicionet e tij ishin të qarta duke synuar t’i qëndronte korrekt partneritetit bashkëqeverisës me Haradinajn, njofton Klan Kosova.

”Do duhej një koalicion që do të vinte pas nesh të merrte përvoja nga gabimet që i kishim bërë ne. Ishte një gabim që e kishte mbajtur Kosovën bukur shumë të bllokuar”.

”Pozicionet e mia si udhëheqës i atij koalicionit ishin shumë të qarta dhe të drejtpërdrejta, por synoja t’i qëndroja korrekte një partneriteti të cilin e kisha partner më të vogël në mënyrën e pozicionimit, që e argumentonte si pozicion të tij – por aspak të drejtë”.

Ai tregoi arsyet se pse më nuk kishte iniciuar ndonjë mocionmosbesimi për ta shkarkuar Qeverinë Haradinaj.

”Në aspektin e mocionit të mosbesimit, edhe atëherë opozita do të mund të shtronte mocion mosbesimi”.

”Edhe në rastin e parë kur u rrëzua koalicioni me LDK-në. Mora një flakaresh publik se u bëra besëpremë. U dëmtonte rëndë Kosova, sepse po këta partnerë SHBA e BE kërkonin me insistim lëvizjen përpara të agjendës”.

”Atëherë e mora hapin e të dytën nuk desha, sepse nuk pata mirëkuptim”.

A e kishte rrezikuar Veseli partneritetin me SHBA-të?

”Asnjëherë kudo që kam qenë, jo që janë cenuar, ka veprime ka dokumente të shkruarara që nuk kam lejuar dhe nuk kemi pranuar të shkohet deri në atë pikë”.

”Ramush Haradinaj asnjëherë nuk e ka shiquar në dyshim raportin me SHBA-të. Ka qenë gabim pozicioni që e ka mbajtur për çështjen e tarifës. Por pozicioni i Haradinajt me SHBA-të ka qenë më korrekti i mundshëm”.

Në Rubikon me Adriatik Kelemendin në Klan Kosova, Kadri Veseli deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje me Qeverinë Kurti në detyrë, po tentojnë të kamuflojnë me çështjen e reciprocitetit.

”Kam thënë se [Ramush Haradinaj] po e cenon pozicionin e shtetit”.

”Po vie nga Trump një letër dhe kërkohej të hiqej taksa, derisa në momente që me shumë sakrifica kisha arritur t’i bindja ata partnerë që taksa të zëvendësohej me reciprocitet, po flas për 2018-ën, ishte e dëmshme”.

”Atë shansë për reciprocitetin, të cilën sot po mundohet ta kamuflojë Lëvizja Vetëvendosje me këtë Qeveri, e ka pasur Haradinaj me aprovimin e SHBA-së”.

”SHBA synojnë një pozicion çka është pro Kosovës. Kjo është ajo që kam lexuar dhe e di që e kam dëgjuar nga Shtëpia e Bardhë, dhe ne nuk kishim asnjë arsye të kishim dyshim në këtë aspekt”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.