Kosova

Veseli përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Nga arkiva

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka përkujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 22 vjetorin e rënies së tyre.

Veseli përmes një statusi të publikuar në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ashtu siç ishin të pandashëm në jetë u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin, duke dëshmuar për vlerën e lirisë.

“Në përvjetorin e 22-të, me nderim e kujtojmë Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, për veprën e tyre jetësore dhe heroizmin e rrallë të gërshetuar me idealet më të pastra atdhetare. Ashtu siç ishin të pandashëm në jetë, në aktivitet dhe në luftën çlirimtare, u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin, duke dëshmuar për vlerën e lirisë tonë. Në rrugën e lavdisë, me Fehën e Xhevën, atë ditë, në altarin e lirisë ranë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka. Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.