Kosova

Veseli: Për keqardhje sjellja e papërgjegjshme e LDK-së dhe VV-së, e bëjnë për pushtet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në intervistën për fund vit dhënë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), flet për temat e aktualitetit politik në Kosovë.

Ai ka folur për dialogun që do të vazhdojë e për të cilin është krijuar një ekip negociator nga institucionet e Kosovës.

Veseli ka kritikuar dy partitë politike LDK e Vetëvendosje e që sipas tij nuk po bëhen pjesë e dialogut me të vetmin qëllim se duan të jenë në pushtet e që është një ego e tyre.

Kryeparlamentari Veseli tha se do të marrë prapë iniciativë për interesin e Kosovës.

“LDK e VV si AAK e Nisma, e PSD e kanë obligim nga qytetarët e Kosovës për të fituar ulëse për Kosovën si shtet të pavarur e sovran në Organizatë e Kombeve të Bashkuara (OKB). Është për keqardhje sjellja e papërgjegjshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e Lëvizjes Vetëvendosje që të mos pranojnë të marrin përgjegjësi, të mos pranojë të vije në takime duke krijuar obstruksione e abuzime që tërësisht është ego politike, luftës për pushtet, nuk po njohin tjetër argument për të ardhur në pushtet. Edhe sot unë i thërras të vijën e të marrin përgjegjësi që është ndaj qytetarëve të Kosovës. Karrigen për pushtet do ta marrin, në atë moment kur është vullneti i qytetarëve për arsyeje se qytetarët janë ata që e projektojnë kush duhet të jetë në pushtet”, tha Veseli për RTK-në.

S’është e mirë logjika, kur jam në pushtet mire, e kur s’jam…

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bërë me dije se qëllimi i iniciativës së tij për të bërë bashkë gjithë spektrin politik në vend do të vazhdojë. “Unë do të jem insistues, ne do të veprojmë, ne do të marrim veprime për Kosovën, për faktin se ne nuk do të lëmë Serbinë, përkatësisht ish-zëdhënësin e Millosheviqit Aleksandar Vuçiqin që të fitojë terren para partnerëve tanë në çështjen e dialogut final. Kosova është për dialog, Kosova do të ketë vendimmarrje  e cila është shumë e qartë, njohja e Kosovës shtet i pavarur e sovran nga Serbia. Kjo është ajo pse ne shkojmë në dialog, kjo është ajo pse ne takohemi me Serbinë, për vet faktin se neve nuk na ka mbetur dashuri me Serbinë”, tha  Veseli.

Veseli: Letra e presidentit Trump historike për Kosovën

Për ekipin negociator e që do të mund të jetë më i zbehtë për mos pjesëmarrjen e dy partive politike opozitare LDK e VV, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli vlerësoi se ‘a bëhet me e dobët Kosova pas letrës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump. “Kjo është një letër historike, a bën me të zbehtë Kosovën, duke e refuzuar Bashkimin Evropian. Kosova po dëmtohet në raport me Bashkësinë ndërkombëtare. Ne në dialog shkojmë më bashkësinë ndërkombëtare, për arsye është kërkesë e ShBA-së dhe e Bashkimit Evropian, Kosova duhet të merr përgjegjësitë si shtet i pavarur dhe sovran. Letra e presidentit amerikan Trump është shumë e qartë për përkrahjen për shtetin tonë sovran. Dialogu në finale ka vetëm një kuptim, njohja si shtet i pavarur e sovran nga Serbia dhe ulësja e Kosovës për në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Ne nuk do ta izolojmë Kosovën, jemi për partneritet me Bashkësinë Ndërkombëtare. Pa njohje nga ana e Serbisë, nuk ka marrëveshje, këtu jemi të qartë të drejtpërdrejtë. Nuk duhet të shkojmë me logjikën, kur të mos jemi në pushtet të ‘digjet Kosova’, a është kjo logjikës e mençur. Në vitin 2005-2006, kur kemi filluar negociatat në Vjenë, imagjinoni po që se PDK-ja, do të sillej në të njëjtën mënyrë, çka do të fitonte Kosova, a do ta fitonte 17 shkurtin e vitit 2008. Një logjikë e tillë është gabim. Ne për tre dekada kemi qenë në dialog. Me një mentalitet të tillë nuk është mirë. Ne si Kosovë, jemi të gatshëm, unë e përshëndes vendimin e Partisë socialdemokrate. Nuk mund të bllokojë askush, te ke fundit e kemi eh referendumin qytetar”, tha Veseli.

PDK kurrë nuk gabon kur është në pyetje interesi i shtetit

Për vonesat në transformimin e FSK-së në ushtri e që zgjati disa vite sipas Veselit fajtor është LDK-ja.

“Ajo nuk ka pranuar që me ndryshimet kushtetuese, në pyetje ka qenë vetëm edhe për një mandat të vazhdohet më ulëse të rezervuar për serbët e Kosovës. Tani ushtria u bë duke i falënderuar aleatëve tanë, ShBA-në, Gjermaninë, Anglinë për mbështetjet”, tha ai.

Sipas tij mentaliteti bllokues na ka dëmtuar shumë edhe për vizat.

“Po të kishim votuar më herët demarkacionin, do të kishim vizat. Vetëm Serbia përfiton nga mentaliteti bllokues”, tha ai.

Veseli vlerësoi se PDK-ja, nuk do të gabojë kurrë, kur është në pyetje për patriotizëm.

“Do ta kemi edhe ligjin që të kalojë me vullnetin e qytetarëve, përmes referendumit”, tha ai.

Veseli: LDK-ja është futur në ‘shtratin’ e Vetëvendosjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se vendimi PSD-së, për të qenë pjesë në dialog duhet të përshëndetet.

“Është një vendim i mirë, PSD-ja, iu ka bashkuar përgjegjësisë shtetërore, është paraqitur  e moderuar. Ajo ka treguar pjekuri shtetërore. LDK-ja, po tregon pa pjekuri, VV-së, mi ardh shanse për pushtet, do të ndërron në të gjitha anët. LDK-ja, është futur në shtratin e Vetëvendosje-, un i ftoj të na bashkohen të gjithë”, tha ai.

Ngjyrën e kuqe disa e kanë pa veç në këpucë

Sipas tij në emër të Kosovës, nuk mund të flet askush përves Kosovës. 62 vota kanë votuar në Kuvendin e Kosovës pro, deklaroi ai.

Për delegacionin për bisedime, Veseli tha se edhe pse PDK-ja është partia më e madhe në koalicion, ai ka vendosur që të lejojë që Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti të udhëheqin ekipin e dialogut.

“Kemi shembuj, të viteve 90, të Rambujes të unifikimit e bashkimit etj”, tha ai. Sipas tij disa e kanë ngjyrën e kuqe disa e kanë pa veç në këpucë

Thaçi e donë Kosovën më shumë se Dulla e Albini

Sipas tij Kosova është çdo herë është e gatshme për bisedime.

“Në dialog po shkojmë, sepse miqtë tanë  po e kërkojnë, unë e respektojë Serbinë, por kurrë nuk kam qenë në Biligrad ( Beograd) edhe kurrë nuk më mbetet “zhig”, me shkua në Beograd. Unë nuk e besoj se Dulla (Avdullah Hoti), e mbron Kosovën, Hashim Thaçi e mbron më shumë Kosovën 50 herë se më shumë se sa Albini”, pohoi ai.

Veseli: Nuk japim Asociacion me kompetenca ekzekutive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se nuk e kanë njet me lëshue pe, kur është interesi i Kosovës, interesi i kombit shqiptar, interesi i komuniteteve të Kosovës, sovraniteti, integriteti territorial.

“Serbia nuk ka qare për pa e njohur Kosovën, shtet të pavarur e sovran, Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së. Ne kemi dhënë shumë për Kosovën, ke mi sakrifikuar shumë për Kosovë, krejt toka është masakra, kemi dhënë të drejt, në do të i avancojmë ato, por nuk do të japim Asociacion me kompetenca ekzekutive. Në do të jemi i drejtpërdrejt, atë e ka nënshkruar Isa Mustafa. Në dëm të Kosovën, nuk dot ketë asnjë vendim, kurrë”, tha Veseli.

Në vitin 2019  kroatët e malazezët njihen me kushtetutë

Kosova është gati tani që të bëj marrëveshjen.

“Ne kemi qëllim shumë të qartë, Serbia të na njoh, ose Serbia mos të na pengojë të pranohemi në OKB përmes Rusisë, ne nuk lejojmë pushtet të tretë në Kosovë, nuk lejojmë pushtet tjetër, dhe ndarje. Vetëm të drejtat për komunitetet do të i avancojmë. Në vitin 2019, do t’i njohim me kushtetutë, edhe komunitetet të tjera, malazezët e kroatët. Në Maqedoni shqiptarët kanë probleme të ndryshme, pra ne jemi shembuj për të respektuar komunitetet”, tha ai.

Për transformimin e FSK-së, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vlerësoi se meritorë dhe kontributdhënës për këtë janë të gjithë.

“Të gjithë kemi dhënë kontribut për këtë, Ushtria e Kosovës është kryer në saje të një partneriteti. Ne i falënderojmë parterët tanë, kemi pasur përkrahjen e ShBA-së,duhet të pranohet si fakt dhe për këtë jemi falënderues edhe për Gjermaninë edhe Anglinë ”.

Për përkrahjen që ka ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se shtetet anëtare të QUINT-it, i kanë dhënë përkrahje të plotë këtij delegacioni.

“Kemi përkrahje të plotë për Kosovë, në marrëveshjen finale. Ne presim që Serbia të na njoh si shtet i pavarur. Nëpër kuluareve në është thënë se Serbia do të na njeh”, tha ai.

Veseli: Taksa masë e përkohshme, hiqet kur Serbia të reflektojë

Kurse për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës, Veseli tha se ky vendim është natyral.

“Ky është një vendim natyral i cili ka ardhur pas vlerësimeve dhe vendime agresive të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, e ka pasur plan e ide. E kam përkrahur atë, taksa nuk do të hiqet, janë menaxhuar edhe reflektimet anësore. Agresiviteti ka qenë shumë i madh i Serbisë ndaj Kosovës, ata sjellin në Kosovë 50 mallra dhe me shënime “Kosovë e Metohi” ën vlerë qindra miliona euro. Duhet njëherë të themi mjaft. Ne i kemi respektuar për hir të një partneriteti që e kemi pasur me bashkësinë ndërkombëtare. Ne eksportojmë vetëm 30 milionë euro. Kjo është masë e përkohshme. Kjo do të jetë në fuqi deri sa Serbia të reflektojë dhe të mos përdor metoda kundër Kosovës. Ne jemi shtet i pavarur e sovran. Shteti i Kosovës është i përjetshëm. Brenda një kohe të shkurtër do të jemi shtet i zhvilluar”, tha Veseli.

Për një dekadë Kosova fuqi ekonomike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova për një dekadë do të jetë fuqi ekonomike në rajon.

“Për 10 vite ne do të jemi një ndër vendet me zhvillim ekonomik më të madh brenda Bashkimit Evropian. Kemi kaluar të gjitha vendet në Ballkanit perëndimor dhe vendet e tjera që janë në BE. Kosova ka potenciale për zhvillim të madh ekonomik”, tha ai.

Për mos liberalizim të vizave, fajtor BE-ja

Për mos liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vlerësoi se Bashkimi Evropian është duke ndryshuar.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, edhe vlerësimet nga institucionet e BE-së, ishin se janë plotësuar kriteret për viza, por nuk ndodhi. Është në një situatë. Dëmi dhe trupi është tek vet ata. Ne i kemi plotësuar shumë kushte që edhe vet BE-ja. Ka dhënë liberalizim të vizave që as nuk dinë ku ka kufi, Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia. Unë them mirë e mbarë me ia heq marrën veti, me 31 të hiqen. Blerat e Bashkimit Evropian janë në rrezik. Ne jemi popull i mbijetesës”, tha ai.

Veseli: Koalicioni qeverisës po funksionon mirë

Për funksionimin e koalicionin qeverisës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se po ec mirë. Ai ka folur edhe për punët e mirë që po bëhen.

“Do të konfiskojmë pasurinë që e kanë përfituar në mënyrë të paligjshëm, në sektorin e shëndetësisë do të ketë reforma. Ata duhet të na kuptojnë, do të rregullojmë pagat, do të punojmë për kushtet e punës, ata bëjnë punë të rrezikshëm. Qytetarët po o shohin përmirësimet, do të investojë në shëndetësi, do të investojmë në sport, ka ndryshime rrënjësore, në xhudo, në basketboll, në inovacion,në bujqësi. Në vitin e ardhshëm presin reforma doganore, në sistemin fiskal. Tani do të mundohemi me MAShT e MPMS, të punojmë të krijojmë kuadro. Kemi mungesë në shumë fusha, por edhe kemi papunësi. Do të bëjmë Kosovën, që ndërmarrësi, kemi qasje shumë të shpejt ne portet, kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Kosova do të zhvillohet, ne kemi shumë fokus. Patriotizmi i jonë duhet të jetë puna e bashkimi. I kemi bërë njerëzit të ndahen në taborë. Serbia është dinake”, tha ai.

Veseli: Zgjedhjet mbahen në vitin 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se zgjedhjet do të mbahen në bazë të kushtetutës.

“DO të mbahen ne vitin 2021. Opozita po kërkon zgjedhje, por frika nga zgjedhjet po i bllokon proceset. Ne kemi qëllim të jemi pjesë e OKB-së. Pranimi Kosovës në OKB do të ndal “sherrin”, për zgjedhje duhet të bisedojmë”, tha ai.

Për vitin 2019, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova do të ketë sfida. “Do të ketë sfida të mëdha”, tha a. Edhe për Gjykatën Speciale, Veseli tha se nga ajo do të dal e pastër Lufta e UÇK-së.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483