Kosova

Veseli nuk lejon të mbahet një minutë heshtjeje për Ukshin Hotin

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka filluar para pak minutash për gjenocidin e Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1988-99 e që po mbahet në prezencë të disa familjarëve të të viktimave të luftës ka ngjallur reagime mes deputetit, Milaim Zeka dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Zeka i cili doli në foltore për të folur lidhur me propozimin deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, tha se dëshiron që Kuvendi ta mbajë një minutë heshtje në nderim të veprës së Ukshin Hotit dhe të gjithë viktimave të luftës.

“Mendoj që si parlament dhe në nderim ta bëjmë një minutë heshtje për veprën e z. Hoti”, tha Zeka.

Mirëpo, për këtë reagoi krye parlamentari Veseli i cili nuk lejoi edhe një gjë të tillë. Tha se nuk mund ta bëj këtë pasi që nuk dihet akoma fati i të zhdukurve.

“Nuk guxojmë ta bëjmë një minutë heshtje për njerëzit për të cilët nuk e dimë fatin e tyre”, tha Veseli.