Kosova

Veseli niset për në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Hagë, për tu intervistuar nga Prokuroria e Dhomace të Specializuara.

Para nisjes, Veseli deklaroi për media se historia e luftës së UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Unë po udhëtoj sot për në Hagë, që t’i përgjigjem ftesës së Dhomave të Specializuara për intervistim.Gjykata Speciale është sfide përballë krimeve makabre serbe, por dhe moment ndërkombëtar për të dëshmuar pastërtinë e luftës sonë përballë dyshimeve të vëna mbi UÇK-në.Unë jam shumë krenar për angazhimin tim për lirinë e vendit dhe e përsëris se këtë pjesë të jetës sime nuk e ndërroj me asgjë”, tha Veseli.