Kosova

Veseli ‘nis’ fushatën: Lista e PDK-së për deputetë do të jetë e mbushur me plot të rinj

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar sot me të rinjtë e partisë së tij në Prishtinë, Drenas e Shtime.

Veseli ka thënë se reformat e ndërmarra nga ai  brenda partisë u kanë dhënë hapësirë të rinjve të kenë role domethënëse të cilat do të kenë impakt në Kosovë.

Ai po ashtu ka premtuar se edhe në listat për deputetë, do të shihet mbështetja dhe pesha e vërtetë që u jepet të rinjve në PDK.

Postimi i plotë:

Sot e kisha një ditë të shkëlqyeshme me aktivistët e rinj të PDK-së në degë të ndryshme. Reformat që kam ndërmarrë brenda partisë iu kanë dhënë hapësirën për të marrë role domethënëse në parti dhe për të pasur impakt në vend.

Unë premtoj se kur të dorëzojmë listën tonë të kandidatëve për deputetë, do ta shihni mbështetjen dhe peshën e vërtetë që po u japim të rinjve.

Reforma e partisë, lufta jonë kundër korrupsionit, politikat zhvillimore, janë mjetet kryesore për të garantuar për këta të rinj të çmuar një të ardhme të mundësive të barabarta në Kosovë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483