Kosova

Veseli kёrcёnon Kurtin

Kryetari i opozitës, Kadri Veseli, e ka quajtur të dështuar qeverinë e Albin Kurtit pas një muaji punë

Veseli ka thënë se Qeveria Kurti ka rritur numrin e këshilltarëve politikë, dhe ka punësuar familjarë e militantë.

“Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën. Thuhen shumë fjalë vetëm për t’i ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë. Zvogëlohet numri i zëvendësministrave, por pakuptueshëm rritet numri i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët”, ka shkruar Veseli.

Ai ka akuzuar Kurtin se Qeveria e tij po kërcënon dhe dobëson marrëdhëniet me SHBA-në.

“Në vend që Kosovës t’i ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë”, ka shkruar kryetari i PDK-së në Facebook.

Veseli ka shkruar se për një muaj kanë ndodhur dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

“Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mirë”, ka thënë ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483