Kosova

Veseli inicion Draft Ligjin që synon mbrojtjen e institucioneve të luftës

Kadri Veseli, Kryeparlamentari i Kosovës, bëri të ditur se ka iniciuar Draft Lijgin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli bën të ditur që ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës sonë, të përcaktojnë monumentin qendror që i mungon Kosovës si dhe do të nis themelimi i muzeut të luftës së popullit tonë për çlirim.

“Në prag të shënimit të 19 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, sot inicova Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës sonë, të përcaktojë monumentin qendror që i mungon vendit tonë, si dhe do të nisë themelimin e muzeut të luftës së popullit tonë për çlirim. Po ashtu, me miratimin e këtij ligji do të përcaktohej një datë e veçantë për ta përkujtuar sakrificën e popullit tonë për lirinë, ndër dekada e shekuj, ashtu siç është praktikë në shumë vende”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Kosova.info/