Kosova

Veseli e pranon humbjen: Kalojmë në opozitë, por nuk ndalemi asnjëherë

Në konferencën e paralajmëruar për media, e cila sapo përfundoi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar publikisht humbjen, raporton Kosova.info.

Pas 12 vitesh Partia Demokratike e Kosovës kalon në opozitë.

Mirëpo Kadri Veseli ka thënë se nuk do të ndalen dhe do të vazhdojnë të punojnë pavarësisht se kanë kaluar në opozitë.

“Aktivistëve ju them ndjehuni krenarë më PDK-në. K bërë një punë të madhe dhe kam besim të madh te ju. Ne nuk ndalemi asnjëherë ne së bashku do të vazhdojmë. Ju falënderoj nga zemra” ka thënë Veseli.