Pa kategori

Veseli: Ajnishahe Halimi shërbeu si frymëzim për ata që e njihnin

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, u ka shprehur ngushëlli familjes Halimi dhe të gjithë miqve për vdekjen e aktivistes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ajnishahe Halimi.

“I prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së dalluar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ajnishahe Halimi. Me vullnet të madh për të jetuar, me qëndrueshmëri të madhe, ajo bëri një betejë shumë të gjatë me kancerin. Ishte një grua e fortë, që shërbeu si frymëzim për të gjithë ata që e njihnin. Ngushëllime familjes Halimi, aktivistëve të PDK-së dhe të gjithë miqve të saj. Prehu në paqe, Ajnishahe”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.