Show Biz

Vesa me dedikim ndaj Big Bastës në përvjetorin e katërt të martesës: Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, tashmë është e martuar me reperin Big Basta.

Çifti sot (e enjte), festojnë katërvjetorin e martesës dhe me këtë rast një urim i biondes ndaj artistit të njohur nuk ka munguar.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente të rëndësishme, fotografi këto të realizuara në ceremoninë e tyre.

“Urime përvjetorin Big Basta. Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e sakrifica. Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër. Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e ksaj dashurie. Liani. Të dua shumë”, janë fjalët e saj për Bih Bastën.

Viti 2015 i bekoi ata edhe me një fëmijë, të cilin Vesa dhe Bigi vendosën ta quajnë Lian, kuptimi i të cilit bazohet në kthimin e shkronjave prapa, ku formojnë emrin Nail, njëherësh emri i babait të ndjerë të këngëtares.Lexo po ashtu:

Çifti tashmë prej vitesh janë zhvendosur në Zelandën e Re, derisa po vazhdojnë edhe me karrierën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.