Show Biz

Verzionet e këngëve mikse nga e kaluara në të tashmen

Këngët e vjetra qytetare popullore dhe folklorike gjithmonë janë kënduar nga shumë këngëtarë të ndryshëm,duke mos i lënë të harrohen ndër breza.

Dul lulija te bunari,Hajredin Pasha,Vallja e Rugoves ,Shota,Xhamadani vija- vija janë vetëm disa nga këngët të cilat akoma vazhdojnë të dëgjohen dhe të këndohen akoma nga shumë breza këngëtaresh.

Mirëpo në ditët e sotme këngëtarët tanë kanë filluar të sjellin këto këngë por në një verzion modernë.

Duke i kthyer ato në mikse të përpunuara dhe duke i shëndrruar ato në hite.

Këngëtarët të cilët e sollën këtë verzion miks mes të kaluarës në të tashmën duke i jep këngës ritëm ishin të shumtë.

Kosova.info ka bërë përzgjedhjen e disa prej tyre:

“Drenusha” nga Nrg Band

Njëri nga këngëtarët të cilët e praktikuan këtë verzion miks më shumë ishte grupi Nrg Band të cilën sollën hiq me pak se 3 këngë në verzionin e ri miks.Kënga e parë e tyre ishte “Drenusha” e cila është huazuar nga Minatori në atë kohë e quajtur “Të dua sa Kosovën”.Kënga është kënduar  dhe nga shumë këngëtarë tjerë.

“Shehidja” nga Nrg Band

Kënga e dytë e përpunuar është prapë nga Nrg Band në bashkëpunim me Mc.Beka duke sjellur këngën”Shehide”.”Shehidja” përndryshe është kënduar nga shumë këngëtarë tjerë si:Nikolle Nikprelaj,Remize Osmani e shumë të tjerë.

“Magdallena” nga Nrg Band

“Magadallena” vjen në verizon të ri gjithashtu nga Nrg Band duke shëndrruar ate në një hitë të verës së vitit 2013.Kjo këngë gjithashtu është kënduar ndër vite nga shumë këngëtarë por në versionin e njejtë të pa përpunuar.

“Era”nga  Mc Kresha

Pastaj një hitë tjetër i madhë sikur kënga”Era”nga grupi Gjurmët, e cila u dëgjua në vitet e 80’të  duke e shëndrruar atë në një hitë të pavdekshëm.Këtë këngë e solli reperi Mc.Kresha në verzionin më të mirë modernë duke shtuar dhe pak nga repi i ditëve të sotme.Kënga u bë hitë që nga lansimi i parë në media duke arritë miliona shikues mbranda një kohe shumë të shkurtë.Ajo dëgjohej gjithandej në kafiteri,në makina,në klube në rrugë.Mc.Kresha solli një nostalgji të viteve 80’të në ditën e sotme me hitin e tij “Era”.

“Dul Lulija” nga Seven Saraqi dhe Melinda Ademi

Kënga”Dul Lulija” një hitë ndër vite e sjellur nga shumë këngëtarë të ndryshëm ajo asnjëherë nuk u harrua ndër breza dhe u këndua në shumë dasma,ahengje,gazmende të ndryshme.Mirpo këtë këngë të titulluar”Lulija” në verzionin miks modernë e solli pop këngëtari Seven Saraqi në bashkëpunim me Melinda Ademi.

“Lule blini” nga Trimi

Këngëtari Trimi solli verzionin e këngës “Lule blini” duke i jep asaj ritëm dhe shëndrruar në një hitë.Gjithashtu kënga “Lulja e blinit” u këndua në zhanrin popullorë nga shumë këngëtarë ndër vite të tëra.

“Simpatia” nga Dhurata Dora dhe Lumi B

Kënga “Simpatia” së pari është sjellur nga këngëtarja jonë Edona Llalloshi në vitet e 90’të.Ku ishte hiti i asaj kohe e cila qëndroi për një kohë të gjatë në memorien e shumë fansave të saj.Kënga tani është sjellur në një verzion modernë mes një bashkëpunimi të qëlluar si Dhurata Dora dhe Lumi B duke e rikthyer atë prapë në një hitë.

“Flakë i dhe shpirtit timë”- Luana Vjollca dhe Bujar Qamili

Kënga është lansuar vite më parë nga Bujar Qamili dhe është kënduar edhe nga shumë këngëtarë tjerë.Kënga është pëlqyer shumë në atë kohë dhe arriti të qëndroj në kujtimet e shumë fansave dhe këngëtarëve ndër vite.Tani Bujar Qamili e rikthej këtë hitë mirpo në bashkëpunim me këngëtarën nga Shqipëria Luana Vjollca.

“Shi bie në Tiranë” nga Eni Koci dhe Genc Prelvukaj

Verzioni “Shi bie në Tiranë” e kënduar së pari nga Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati në vitin 1998.Tani ate pas shumë vitesh e sollën në verzion të përpunuar nga Genc Prelvukaj dhe Eni Koci, kënga u pëlqye shumë dhe u mirërprit në verzionin e ri.

“Rakia” nga Gent Fatali

Kënga “Rakia” e cila u këndua ndër vite nga shumë këngëtarë të ndryshëm.Tani verzionin e saj më të ri e solli Genti në verzionin e përpunuar me një ritëm melodik të ilustruar me hip-hop.Kënga së pari e solli këngtari Shkëlzen Jetishi-Xeni.

“E dehur” nga Era Istrefi

“E duhur”jam një këngë e njohur nga diva shqipëtare Nexhmije Pagarausha e cila ishte dhe hiti i saj më i dëgjuar në vitet e hershme të karrierës së saj.Kënga”E dehur”u këndua nga shumë këngëtarë.Verzionin më të ri të saj miks e solli këngëtarja Era Istrefi në bashkëpunim me Mixey.Kjo ishte dhe kënga e parë për Erën e cila ishte dhe si një pikënisje e karrierës së saj ku ajo sot arriti të gëzoj famën e saj edhe në vendet botërore.

“Hatixhja” nga Capital T ft.Mixey 

Shumë vite më parë kënga “Hatixhja” ju ka kënduar nuseve të asaj kohe.Ajo është përcjellë ndër vite duke u kënduar nga shumë këngëtare popullor dhe folklorik.Verzionin më të ri të saj e solli Capital T me një ritëm tjetër të ripërpunuar duke e kthyer ate në njërin nga hitetmë të pëlqyera në   ditët e sotme.Këngë kjo që arriti të merr mbi 39 milion klikime.

“Fshatarja ime” nga Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula

Kënga “Fshatarja ime” ishte pjesë e albumit të Sabri Fejzullahut, albumi përmbante këngë tjera siq ishin “Merrma shiun e Prishtinës”,”Shpirt magjie” e shumë tjera.Ermal Fejzullahu përzgjodhi këtë këngë duke e ripërpunuar ate në një verzion të tij në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.Edhe pse kënga u lansua vetëm në verzionin audio ajo u dëgjua shumë.

 “Në tren për Prezeren”nga Besart Halimi dhe Haliband

Kënga”Në tren për Prezeren”u këndua për herë të parë në vitet e 80’të nga grupi “Gjurmët”.Kënga u këndua dhe nga shumë rok grupe shqipëtare ndër vite.Verzionin e tij të fundit e solli Besart Halimi e cila arriti të dëgjohet shumë.Kjo këngë si shumë hite tjera të pavdekshme do të dëgjohen edhe në shumë gjenerata tjera në të ardhmen.

“Dhezu” nga Mozikk dhe Enis Bytyqi 

Kënga “Në arë në një lëndinë” ose “Trëndëlinë” kënga gjatë vitëve u këndua nga shumë këngëtarë të cilës i është ndryshuar emri shumë herë.Verzionin e saj të parë e ka kënduar Vace Zela.Tani verzionin e ripërpunuar e solli këngëtari Mozzik dhe Enis Bytyqi duke i jep një ritëm të fuqishëm.

“Lujmi krejt” nga Adrian Gaxha dhe Onat

Kënga e verzionit popullorë “Lumi durt e holla”e cila ndër vite është kënduar nga shumë këngëtarë të zhanrin popullorë,folklorik.E dëgjuar në shumë ahengje dhe dasma të ndryshme.Tani ajo vjen në verzionin modern të kënduar nga Onat dhe Adrian Gaxha.Kënga u dëgjua shumë dhe arriti të merr shumë klikime afër 13 milion klikime.

 “Cigarxhiu” nga Sir-A 

Kënga është kënduar vitë më parë nga Adelina Ismaili dedikuar cigarxhinjëve të qytetit tonë.Ajo solli baladën”Cigarxhiu i vogël” e pëlqyer shumë në vitet e 90’të.Në një verzion tjetër e solli rep artisti Sir-A po me të njejtën tematik por me tekst të ndryshuar.Kënga është pëlqyer shumë dhe arriti të merr dhe pëlqimin e Adelian Ismialit e cila u shpreh shumë e gëzuar për këngën e huazuar.

“Kiss kiss ” nga Ardian Bujupi & DJ R’AN feat. Mohombi & Big Ali

Kënga”Kiss kiss”është kënduar në vitet 90’të nga këngëtari turk Tarkan.Këngë kjo e cila ishte dhe hiti i tij i parë më i dëgjuar në të gjitha kohërat.Adrian Bujupi solli një këngë në verzionin e njejtë mirpo të ripërpunuar duke miksuar ate në zhanrin pop dhe kënduar në gjuhën angleze.Kënga solli nostalgji nga vitet 90’të.

“Syzeza” nga Ghulo ft. Xhavit Avdyli

Kënga “Syzeza” është kënduar nga shumë këngëtarë në zhanrin popullorë.Verzionin më të rinjë të saj e solli Ghulo dhe Xhavit Avdyli me një ritëm tjetër.Kënga u mirpritë mjaftë mirë nga të gjithë dhe arriti të merr shumë klikime deri në 7 milion./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.