Life Style

Vërtet e thjeshtë: Këpucët e preferuara dhe çantën bëjini të rezistueshme ndaj ujit!

Në ditët me shi uji na shkakton probleme, mirëpo nëse nuk keni spërkatës për lyerje, të njëjtin efekt mund ta arrini vetë në shtëpi

Ekzistojnë zgjidhje të verifikuara për këto probleme, dhe e gjitha që ju duhet është dylli i bletës, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk keni dyllë, mund t’ju shërbejë edhe qiri më i zakonshëm. Procedura është shumë e thjeshtë.

Me qiri fërkoni këpucët ashtu që në to të mbetet shtresa e bardhë. Pastaj shkrijeni me tharëse flokësh në temperaturë më të madhe.

Në fund, prisni disa çaste dhe këpucët e çanta do të jenë gati për shëtitje në shi.