Kombëtare

Vërshohen fshatrat e Komunës së Dragashit nga ujërat atmosferik

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të shumta neper fshatrat e Komunës së Dragashit.

Lumenjtë të cilët kalojnë neper fshatra kanë dal jashtë shtratit të tyre ku dhe kanë shkaktuar probleme të shumta tek banorët.

Nga terreni raportojnë se ujërat atmosferik kanë depërtuar në shumë objekte afariste dhe shumë shtëpi banimi.

Gjendja më e renduar është në fshatrat Zaplluxhe dhe në Blaç ku ka raste që edhe muret e shtëpive janë rrënuar nga vërshimet.

Për t’i lokalizuar këto ujëra janë angazhuar të gjithë banorët në bashkëpunim me njësitin e zjarrfikëseve në Dragash si dhe nga Policia e Kosovës.

Shumë operator ekonomik të sektorit të ndërtimit në ketë komunë kanë dal me ekskavatorët e tyre për të larguar mbeturinat të cilat janë dal nga shtrati i lumit.

Banorët kërkojnë ndihmë nga qytetarët e rrethinës për të ndihmuar në ketë aksion.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483