SPORT

Ventura: Jam shumë i lumtur tek Trepça ’89, po e shijoj maksimalisht grupin

Trepça ’89 të mërkurën e 14 gushtit arriti marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin brazilian Walter Ventura, raporton Kosova.info.

Pvararësisht se kishte kohë që braziliani i ishte bashkuar Trepçës ’89 madje kishte pasur edhe disa loja kontrolluese, 14 gushti ishte data kur ekipi i fitoi shërbimet e brazilianit Ventura.

E për këtë, Ventura gjatë një interviste me Kosova.info është shprehur shumë i lumtur që është bërë pjesë e këtij ekipi.

I pyetur se si po ndihet që është pjesë e ekipit Trepça ’89 ai është shprehur se po e shijon maksimalisht grupin.

“Unë e kam pranuar këtë sfidë të re në karrierën time pavarësisht se kam përvojë në vendet e tjera, por këtu jam duke e shijuar maksimalisht grupin. Më kanë pritur shumë mirë, kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë Ventura për Kosova.info.

Ventura tutje është shprehu se dëshiron të jetë pjesë e këtij ekipi ngase si objektivë ka luftën për titull. Ai ka thënë se do të përqendrohet maksimalisht te ekipi i tij.

“Objektivat e mija janë shumë ë mëdha, unë dua të vazhdoj të punoj shumë dhe grupi gjithashtu për të luftuar për titull, për këtë jemi duke punuar dita ditës, lojë pas loje, në hap me kohën. Unë jam i fokusuar këtu, kam një kontratë këtu,  kështu që do të fokusohem këtu”, ka thënë Ventura për Kosova.info.