Kosova

Vendvotimi i vetëm në Suharekë ku Vjosa Osmani s’mori asnjë votë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme që të publikoj formularët me rezultatet e subjekteve dhe kandidatëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express.

Bazuar në këta formularë, në një vendvotim në Komunën e Suharekës, Vjosa Osmani s’ka marrë asnjë votë.

Bëhet fjalë për vendvotimin në shkollën “Edit Durham” në fshatin Mushtisht. 

Ndërkohë, kandiati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka arritur që të marrë 47 vota në këtë vendvotim.

Ndryshe, Osmani ka marrë rreth 6 mijë e 500 vota në vendvotimet e tjera në këtë komunë./Express/