SPORT

Vendosi të largohej nga Tranznspoor, flet Obi Mikel: Ishte një nga vendimet më të vështira, por…

Ish- futbollisti i Chelseat, John Obi Mikel, vendosi të largohej nga klubi i Tranzonsporit në Turqi. Ky vendim i nigerianit për t’u larguar nga Tranzon vinte pas vendimit të Superigës turke për të zhvilluar ndeshjet, me gjithë përhapjen e shpejtë të pandemisë së koronavirus.

Superliga turke është njëra prej pesë ligave që po vazhdon t’i luajë edhe pse pa praninë e tifozëve në stadiume,

Mikel, shkroi në rrjetet sociale se nuk pajtohet aspak me vendimin e ligës elitare turke për të vazhduar me futboll në një kohë të vështirë si kjo.

Ndërkohë, klubi i tij njoftoi më vonë se ai e ka shkëputur kontratën dhe është lojtar i lirë si rrjedhojë.

Sipas Trabzonsporit, Mikel ka hequr dorë nga pagat vetëm e vetëm që të bëhet lojtar i lirë.

32 vjeçari ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram ka falendëruar klubin dhe tifozët e Tranzonspoor për mbështetjen, por i duhej ta merrtë këtë vendim për familjen e tij.”Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre. Unë gjithashtu dua t’i them faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës, stafit  teknik, ekipit mjekësor dhe burrave të Ayatabe, për të gjitha ato që kemi arritur këtë sezon deri më tani.  Ju uroj djemve, fat në fitoren e ligës. Ishte një nga vendimet më të vështira që duhej të merrja, por në situatën aktuale ne të gjithë duhet të kujdesemi për familjet tona, të kalojmë kohë me ta dhe t’i mbrojmë ato”. #lifefirst #stayhome #familje