Bota

Vendoset edhe flamuri i Kinës në hanë

Pesëdhjetë vjet pas SHBA-së, edhe Kina vendosi flamurin e tyre në hënë.

Agjencia Kombëtare e Hapësirës së Kinës ka lëshuar fotografi që tregojnë një flamur të kuq me pesë yje të montuar në sipërfaqen e hënës.

Flamuri u filmua nga një aparat fotografik në sondën hapësinore Chang’e 5 para se të largohej nga hëna të enjten dhe të drejtohej për në tokë me disa shkëmbinj, shkruan BBC.

Vendi i parë që vendosi flamurin e tij në hënë në 1969 ishin Shtetet e Bashkuara. Më vonë, Shtetet e Bashkuara ngritën pesë flamuj të tjerë gjatë misioneve pasuese deri në 1972.

Në vitin 2012, NASA njoftoi se imazhet satelitore treguan se pesë flamuj amerikanë ishin ende në këmbë në hënë, me ekspertë që deklaruan se ata ndoshta ishin venitur plotësisht për shkak të ndikimit të diellit. Astronauti Buzz Aldrin tha se flamuri i parë ishte vendosur shumë afër modulit hënor Apollo dhe se ai ndoshta e prishi atë gjatë ngritjes.